Prokuroria:Dosja "Basha" në Gjykatën e Lartë

Prokuroria çon dosjen e rrugës Durrës- Kukës-Morinë, në Gjykatën e Lartë. Nga burime zyrtare pranë Gjykatës së Lartë mësohet se Prokuroria në oren 16.00 ka dorëzuar dosjen e një prej çështjeve më të përfolura, ku është i pandehur edhe Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Regjistrimi i dosjes Durrës-Kukës në Gjykatën e Lartë i jep fund një prej hetimeve më të rëndësishme që ka kryer Prokuroria e Përgjithshme. Kështu hetimi që zgjati prej më shumë se 1 vit ka konkluduar me dy të pandehur që janë ish-Ministri i Transporteve, aktualisht Ministër i Jashtëm, Lulzim Basha dhe Andi Toma. Por beteja mes Prokurorisë dhe Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ka nisur ditë më parë, në momentin kur Prokuroria e shpalli të pandehur për këtë çështje