E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa ne SHBA, rikonfirmon marredheniet

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Uashington ka rikonfirmuar marredheniet “jashtezakonisht te mira” mes SHBA dhe Shqiperise.

Ne nje interviste per VOA, Oketa ka deklaruar se ka marre mbeshtetjen e zyrtareve amerikane, perfshire sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, per anetaresimin me te drejta te plota ne NATO.

“SHBA do te vazhdojne te jene nje partner strategjik. Pata nje takim me kreun e Gardes se Nju Xhersit, gjeneralin Ris, si dhe me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, te cilet me garantuan bashkepunimin”, ka pohuar Oketa.

Ministri ka bere te ditur gjithashtu se nga Uashingtoni ka marre vleresimet me te mira per angazhimin e Forcave te Armatosura te Shqiperise ne Irak dhe Afganistan, ku Shqiperia mund te rrise pranine e saj ushtarake.

“Misioni ne Irak perfundon ne dhjetor dhe eshte permbushur me se miri. Per kete kemi marre vleresime maksimale nga SHBA dhe NATO. Nderkohe, pas takimeve te ministrave te Jashtem te Aleances kemi rene dakord per nje shtim te mundshem te trupave ne Afganistan”, ka theksuar Oketa.

Me tej, i pyetur per ceshtjen e asgjesimit te municioneve, ministri i Mbrojtjes ka dhene garancine e tij se, municionet me te rrezikshme do te asgjesohen se shpejti.

“Ministria e Mbrojtjes ka nje plan te detajuar veprimi per asgjesimin e municioneve te teperta. Per kete plan kemi mbeshtetjen e SHBA, qe financojne projektet, si dhe te NATO-s. Brenda vitit 2010 do te eleminohen municionet me te rrezikshme”, ka shtuar Oketa.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›