E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, 3 në pranga, morën peng 37 vjecarin

Arrestohen tre autorët e pengmarrjes së 37 vjecarit nga qyteti i Durrësit. Sipas hetimeve rrëmbimi kishte ndodhur për shkak të një borxhi të vjetër që 37 vjecari i kishte pasur pengmarrësve. 

DURRËS- Policia e Durrësit arrestoi sot në orët e para të mëngjes tre persona të cilët akuzohen se tre ditë më parë kanë marrë peng një 37-vjeçar nga Durrësi për shkak të një borxhi të vjetër. Sipas policisë shtetasit Ismail Hamiti, 47 vjeç, Arseola A, 20 vjeç dhe Andrea Leka, 28 vjeç mbrëmjen e së shtunës kishin rrëmbyer forcërisht me makinë pranë muzeut të dëshmorëve në Durrës shtetasin Gazmir Leka, 37 vjeç, banor i lagjes 10 në Durrës. Të dhënat e para bëjnë të ditur se shkak i pengmarrjes është bërë një borxh i vjetër prej 7 mijë eurosh që 37 vjecari i kishte pengmarrësve.

Në operacionin e Drejtorisë së policisë së qarkut të Durrësit morën pjesë edhe specialistët e drejtorisë së Krimeve të rënda. Pas identifikimit të autorëve policia arriti të bllokojë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre personat; automjetin e tyre pa targa si dhe dy telefona celularë që ishin përdorur për bisedat me familjarët e shtetasit të marrë peng. Tre të arrestuarit do të hetohen për veprat penale të “rrëmbimit të personit për motive pasurore” dhe “pengmarrje” .

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›