E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Malaj: Liria ekonomike në vend është cënuar

Shqetësimi vjen nga Partia Socialiste ku sipas deputetit socialist e njëkohësisht nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Arben Malaj, këto liri cenohen nga niveli i ulet i lirise se pronës dhe niveli i lartë i korrupsionit. 

TIRANE-Lirite ekonomike ne Shqipëri vazhdojnë të jenë të cënuara. Shqetësimi vjen nga Partia Socialiste ku sipas deputetit të PS e njëkohësisht nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Arben Malaj, këto liri cenohen nga niveli i ulet i lirise se pronës dhe niveli i lartë i korrupsionit.
“Liria ekonomike jo vetëm që është e kufizuar, por cënohet rëndë nga niveli i ulët i lirisë së pronës dhe niveli i lartë i korrupsionit,” tha Malaj duke reaguar për raportin e lirisë e ekonomike.
“Mburrja me lirinë fiskale është vetëm dekorative. Përkeqësimi i administratës fiskale, mbledhjet abuzive të të ardhurave, çmimet e referencës abuzive dhe korruptive, rimbursimet korruptive, i kufizojnë në maksimum impaktet pozitive të lirisë fiskale", u shpreh Malaj.
Më tej ai sqaroi se "në vitin 2008-të, Forumi Botëror i Davos e rendit Shqipërinë në nivele shumë të ulta për të konkuruar në ekonominë globale, ndërsa shtoi se, “deformimi i sfidave të vendit, fshehja e dështimeve, fokusimi tek demagogjia dhe jo përgjegjësia e reformave afatgjata, vështirësojnë sfidat ekonomike të vendit".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›