E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me dy plumba pronari i nje lokali

TIRANE - Pronari i nje lokali ne Laprake te Tiranes ka mbetur i plagosur me arme zjarri pas nje konflikti qe ka pasur me nje klient. Ngjarja ndodhi rreth ores 2030 ne ambientet e lokalit te 37-vjecarit Alfred Guce dhe forcat e policise se Komisariatit nr.3 kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. I plagosuri eshte transportuar menjehere ne Spitalin Ushtarak ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas policise Guce eshte qelluar me dy plumba ne kembe dhe nuk ka demtime serioze. Ndersa autori i ngjarjes ka mundur te largohet

menjehere nga lokali pas plagosjes dhe eshte shpallur ne kerkim nga policia. Burime nga policia thane se konflikti mes te demtuarit dhe autorit dyshohet te kete ndodhur per motive te dobeta por gjithcka do sqarohet plotesisht pas deshmise se te plagosurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›