E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha letër Zapateros për vdekjen e Samaranch


Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryeministrit spanjoll Zapatero, për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch, një ndër figurat më të rëndësishme të botës së sportit. Në letër shkruhet " Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch. Më lejoni, me këtë rast, t'ju përcjell, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për vendin dhe kombin tuaj mik".
Më tej ne letër thuhet se " Juan Antonio Samaranch mbetet një ndër figurat më të rëndësishme në botën e sportit. Si President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch u shndërrua në një reformator të përkushtuar dhe do të mbetet i paharruar në zemrat e çdo dashamirësi të lojërave olimpike, traditës më të lashtë sportive të ruajtur deri në ditët tona".

"Në këtë çast dhimbjeje, ne ndajmë me ju dhe familjarët e Juan Antonio Samaranch hidhërimin për këtë humbje të madhe dhe bashkojmë lutjet tona që shpirti i tij të prehet në paqen e amshuar", përfundon letra e kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›