Xhaçka: Meta të tregojë pse nuk lëvizim pa viza

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Ilir Meta se kreu i PS-së, Rama i shmanget debatit, ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka tha se në vend të këtyre deklaratave do të ishte me interes që Meta t'u tregonte shqiptarëve si ndodhi që as këtë verë nuk do të mund të lëvizim pa viza. "Sa i takon trasparencës së zgjedhjeve, që Zoti Meta sigurisht është frenues, frika e tij është e kuptueshme. Sikur 5 kuti të hapeshin në Ndroq, Zoti Meta nuk do t'i duhej më as Sali Berishës, tha më tej ajo.
Sipas saj, "çdo dramë ka personazhin e vet komik dhe në dramën e sotme shqiptare të rrënimit të demokracisë e ekonomisë, këtë rol e ka marrë përsipër paterica e Sali Berishës, Ilir Meta".