Mirditë, arrestohet kryeplaku, lejoi kultivimin e drogës
FAN- Kryeplaku i Fanit në Mirditë , Bardhok Prenga është arrestuar pasi ka shpërdoruar detyrën, duke mos kallëzuar në polici mbjelljen e drogës nga një shtetas tjetër, në një zonë të thellë malore brenda territorit të komunës.
Burime nga policia e Mirditës bëjnë me dije se Prenga u arrestua menjëherë pas zbulimit të bimëve narkotike. Ky është rasti i tretë i arrestimit të kryepleqve në Mirditë.
(e.m/BalkanWeb)
Burime nga policia e Mirditës bëjnë me dije se Prenga u arrestua menjëherë pas zbulimit të bimëve narkotike. Ky është rasti i tretë i arrestimit të kryepleqve në Mirditë.
(e.m/BalkanWeb)