E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres 78 zbulimi i veprave kriminale dhe 33 operacione te zhvilluara

Ne ambientet e Drejtorise se Policise Qarkut Durres u zhvillua dje analiza vjetore e punes se institucionit. Ne analize moren pjese ne kete analize zv.ministri i Brendshem z. Avenir Peka zv.drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Pellumb Nako prefekti i Qarkut Durres z. Genci Alizoti kryetari i Bashkise Durres z. Vangjush Dako drejtues apo perfaqesues te Prokurorive te Rrethit Durres e Kruje SHISH-it te Durresit drejtues te institucioneve te tjera policore qe operojne ne qark si dhe aktore te tjere qe bashkepunojne me institucionet policore Durres. Fillimisht u be nje prezantim i rezultateve te punes se kryer pergjate periudhes 11-mujore dhe me pas u diskutua lidhur me permiresimin e ecurise se metejshme te punes. Gjate vitit qe kaluam prioritete te policise se qytetit bregdetar ishin thellimi i luftes kunder krimit organizuar trafiqeve pastrimit te parave dhe korrupsionit thellimi i luftes kunder krimeve te renda akteve te mundshme terroriste vrasjeve rrembim personi krime kunder prones vetevrasje etj reduktimi i metejshem i dhunes ne familje sjelljeve antishoqerore. Sipas analizes jane dokumentuar gjate ketij viti 1278 vepra penale nga 1647 te evidentuara ose 78 e tyre. Ne kryerjen e ketyre veprave penale jane implikuar 1362 autore eshte marre masa e arrestit ne flagrance per 341 autore ndaluar 26 shtetas si dhe jane ndjekur ne gjendje te lire 893 autore veprash penale jane larguar nga vendi i ngjarjes dhe jane shpallur ne kerkim 102 autore. Krahasuar me vitin 2009 per kete vit jane evidentuar 95 vepra penale me teper dhe eshte rritur me 1 forca zbuluese. Rritja e numrit te veprave penale i atribuohet evidentimit te sakte te te gjitha veprave penale nga ana e strukturave te policise. Gjithashtu gjate ketij viti jane organizuar 33 operacione policore per goditjen e aktivitetit kriminal te individeve me rrezikshmeri te theksuar shoqerore me aktivitet kriminal ne fushen e prodhimit dhe trafikimit te narkotikeve trafikut te armeve te femrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›