Vrau 40-vjecarin Mata Arrest me burg per Skacajn
Gjykata e Tiranes la ne burg te dyshuarin si autor te vrasjes se shtetasit Murat Mata disa dite me pare. Para gjykates i akuzuari ka mohuar akuzen duke deklaruar se nuk eshte ai autori por faktet e paraqitura nga organi i akuzes binden togat e zeza per te caktuar masen Arrest me burg per 35-vjecarin Ferut Skacaj. Ne sallen e gjyqit ka qene i pranishem edhe vete i arrestuari i cili ka tentuar qe te mohoje autoresine e krimit. Ndersa nga ana e avokatit te tij mbrojtes eshte kerkuar nje mase me e bute sigurie. Ne ngarkim te te arrestuarit rendon akuza e Vrasjes me dashje si dhe e Armembajtjes pa leje. Para togave te zeza 35-vjecari Skacaj ka mohuar ngjarjen por me pas i eshte drejtuar togave te zeza duke u shprehur se i qendron deklarates se dhene ne polici. Nga ana e prokurorit te ceshtjes eshte lexuar akuza ne ngarkim te tij. Ngjarja ndodhi diten e diel rreth ores 1500 prane Ktheses se Kamzes te njohur me emrin Pallatet e Malajzianit kur Ferat Skacaj goditi disa here me thike ne bark Murat Maten 40 vjec banues ne kete zone duke e lene te vdekur. Po ashtu Skacaj qelloi me thike dhe la te plagosur rende kusherinjte e viktimes Petrit Maten djali i xhaxhait te Murat Mates ndersa u plagos shoku i tij Dritan Murati. Policia arriti te ndalonte autorin e dyshuar te ngjarjes Ferat Skacajn te fshehur ne nje godine konvikti te Universitetit Bujqesor ne Koder-Kamez. Policia i bllokoi autorit te dyshuar te krimit armen me te cilen mendohet te jete kryer vrasja ne afersi te kompleksit te pallateve. Autori i krimit iu dorezua policise pa ndonje rezistence dhe pa iu folur atyre asnje fjale per ngjarjen. Shkak per konfliktin mesohet te jete bere pamundesia e autorit te dyshuar te krimit per te shlyer borxhin ndersa ishte i papune dhe jetonte ne gjendje te rende ekonomike ne nje banese prane kompleksit te malajzianit ne drejtimin verior te ketyre pallateve matane hekurudhes se trenit.