E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia masa per fluksin e emigranteve

Kjo jave ka shenuar edhe nisjen e fluksit te ardhjes se emigranteve per pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri 2011. Vetem ne tri ditet e para te kesaj jave zbarkuan ne kalatat e portit 6 tragete me afro 12 mije pasagjere dhe rreth 1600 automjete. Policia dhe te gjitha strukturat e saj ne Durres jane ne gatishmeri nr. 1. Uniformat blu por edhe strukturat doganore e portuale po pergatiten per pritjen e nje fluksi te madh me rastin e festave te fundvitit Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri 2011 - deklaroi per standard drejtori i policise se qarkut Aleks Hajdari. Sipas tij Bashkatdhetaret tane por edhe ata kosovare e te huaj vijne per te kaluar festat ne Shqiperi. Qendrimi i tyre apo kalimi nepermjet Portit te Durresit si vend transiti ka te beje me faktin se rruga ketej eshte me e shkurter dhe cmimi i biletave te udhetimit eshte me i ulet. Autoritet e APD-se dhe Dogana kane marre masat e duhura per ata qe frekuentojne gjithmone linjen detare me Durresin ata kane punuar intensivisht per kushte sa me te mira pritjeje pasi kjo do te sillte fitime te medha per te gjithe operatoret portuale. Per kete arsye jane marre te gjitha masat qe perpunimi i trageteve te kryhet shpejt dhe pa probleme. Policia ka dyfishuar numrin e personelit si dhe ka trefishuar numrin e sporteleve te verifikimit te dokumenteve aq me teper qe pas dates 15 dhjetor nis edhe levizja e shqiptareve pa viza drejt vendeve te hapesires Shengen. Por edhe kompanite e lundrimit kane marre masa per dyfishimin e trageteve gjate diteve te pikut. Qysh nga kjo fundjave ne Portin Detar te Durresit pritet qe te nise fluksi i emigranteve te cilet do te vijne me rastin e festave te fundvitit. Ne policine e portit deklaruan Kesaj radhe ndryshe nga vitet e shkuara pervec emigranteve vendas dhe kosovare pritet qe te zbarkojne edhe shtetas serbe malazeze dhe maqedonas pasi edhe ata kane qysh vjet liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire ne hapesiren Shengen. I vetmi dokument qe do te kerkohet prej tyre eshte pasaporta biometrike. Policia portuale ka marre masa te cilat synojne perpunimin e shpejte te trageteve si ne mberritje ashtu dhe ne nisje. Per kete qellim jane pergatitur dhe jane ne gjendje pune 19 sportele si dhe eshte dyfishuar numri i efektivit te policise kufitare. Por edhe ne Kapitenerine e Pergjithshme te Porteve u shprehen se fluksi i udhetareve do te shtrihet nga data 15 dhjetor deri me 12 janar 2011. Kompanite e lundrimit kane dyfishuar numrin e trageteve per periudhen e pikut ato do te realizojne nga dy lundrime ne dite nga nje qe realizojne ne situate normale. Ne Portin e Durresit funksionojne 6 linja detare 3 prej te cilave e lidhin ate me Portin e Barit dhe nje me Ankonen e nje me Triesten. Gjate diteve te fluksit do te funksionojne qe te dyja hyrjet e daljet e terminalit te trageteve si dhe kater hyrjet e portit detar. Gjithashtu sistemi TIMS ka perditesuar te gjitha te dhenat e personave qe jane shpallur ne kerkim nga organet policore shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›