E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvatja e parave me mashtrim arrestohet gazetarja dhe i shoqi

Operacioni Pashollari premtoi dhenie licence per miniere dhe ulje denimi te nje te denuari kundrejt parave

Nje gazetare dhe bashkeshorti i saj me profesion inxhinier jane arrestuar nga policia e Tiranes per mashtrim dhe nderhyrje te paligjshme te personat qe mbajne funksione shteterore. Operacioni eshte koduar Koordinimi dhe ka vene ne pranga ciftin Majlinda e Agim Pashollari. Sipas burimeve nga policia 39-vjecarja Pashollari duke ushtruar funksionin e saj si gazetare ka mashtruar mjaft shtetas duke u marre sasi te konsiderueshme parash. Konkretisht sipas te njejtave burime dy personat me ane te mashtrimit i kane marre nje shtetasi me banim ne Bulqize shumen e parave prej 45 mije eurosh. Ata i kishin garantuar atij se me kete shume do te ndikonin te zyrtare te Ministrise se Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne qytetin e Bulqizes. Por nuk eshte rasti i vetem. Po kjo shtetase bashke me te shoqin i kane premtuar nje gruaje nga Elbasani se do ti ulnin masen e denimit vellait qe kishte ne burg dhe per kete i kishin kerkuar nje shume te konsiderueshme. Hetimet e policise kane zbuluar se dy personat duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit 300 mije leke nje shtetaseje me banim ne qytetin e Elbasanit - bejne te ditur burimet policore duke shtuar se kete here ata kishin dale garant per te ndikuar tek funksionare te Drejtesise per te ulur masen e denimin vellait te personit qe pagoi 300 mije leke Ilir Poci. Sipas burimeve policore Poci eshte denuar nga Gjykata e Elbasanit me 25 vjet burg i akuzuar per vepren penale te Vrasjes me dashje. Vec dy rasteve te mesiperme dy personat e arrestuar ndikonin per te nxjerre edhe te drejtave studimi per disa universitete shteterore te vendit. Pashollari paraqitje si anetare e nje shoqate dhe kerkonte nje shume te caktuar parash ne kembim te nderhyrjeve te saj. Gjate arrestimit dhe kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre sekuestroi nje sasi te konsiderueshme dokumentesh. Ne banesen e tyre u gjeten 47 dokumente shkollore te personave per aplikim per studime te fakulteteve kryesisht ne emer te nje shoqate praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizes vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te pa plotesuara certifikata me emra personash konkrete karta krediti dhe numra llogarie ne emer te personave te arrestuar dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar. Policia eshte duke hetuar edhe per persona te tjere qe mund te jene perfshire ne kete veprimtari kriminale. Dokumentacionet e gjetura te sekuestruara dhe materialet hetimore dhe procedurale iu derguan Njesise Task-Force ne Prokurorine e Rrethit Tirane per konsumim te veprave penale te Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike Pastrim i produkteve te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim vepra keto te parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i dyte 287 dhe 143/2 te Kodit Penal.

Akuzat

Ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike

Pastrim i produktit te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim

U arrestuan

Majlinda Sabaudin Pashollari 39 vjece lindur ne Elbasan e banuese ne Tirane me profesion gazetare dhe e punesuar si koordinatore per median prane shoqates

Agim Qamil Pashollari 56 vjec lindur ne Korce dhe banues ne Tirane me profesion Inxhinier

U sekuestruan

Dokumente shkollore te personave per aplikim per studime te fakulteteve kryesisht ne emer te nje shoqate gjithsej 47 te tilla.

Praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizes.

Vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te paplotesuara certifikata me emra personash konkrete.

Karta krediti dhe numra llogarie ne emer te personave te arrestuar.

Dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›