Durres, 8 paciente dyshohen per AH1N1

Kjo situate kerkon rritje te gatishmerise se strukturave mjekesore te te gjitha niveleve.
Deri tani autoritetet shendetesore ne Durres kane konstatuar 8 raste te dyshuara si mbartes te virusit AH1N1 dhe sipas kreut te dikasterit shendetesor, 4 prej tyre kane dale krejtesisht te sheruar.
Kater te tjere, kryesisht te moshave te reja dhe te mesme po trajtohen ende nga ana mjekesore, ndersa priten edhe pergjigjet e rezultateve te analizave nga Rumania ku jane derguar dhe kampionet qe u jane marre.
Ne portin me te madh te vendit jane marre masat per te perballuar problematikat qe paraqiten per pandemine e gripit te derrit ne kushtet e nje numri te madh te udhetareve ne kete periudhe fluksi, kur mesatarisht levizin 4-5 mije udhetare ne dite.
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ndersa inspektoi terminalin e trageteve dhe me pas spitalin rajonal te Durresit tha se ka qene e informuar ne menyre te vazhdueshme lidhur me situaten ne kete porti detar: “Ajo qe shoh konfirmon kuadrin e masave te marra ne bashkepunim me kompanite e lundrimit dhe autoritetet portuale”.
Ministrja e Shendetesise pranoi se pas 4 rasteve te para te verifikuara tashme ne Shqiperi, 3 prej te cileve ishin marinare te huaj qe hyne ne vend nga Porti i Durresit, pritet te kete dhe raste te tjera. “Strukturat tona jane te pergatitura per t’i perballuar ato”, tha Godo, duke e vleresuar shume te rendesishem Durresin gjate stines se veres.
Lidhur me sherbimin ne tragete dhe porte, Godo sqaroi se gjendja mbahet nen kontroll ne bashkepunim me kompanite e lundrimit, personelin ne tragete dhe porte, ndersa qetesoi qytetaret duke i ftuar te ndjekin rigorozisht keshillat e specialisteve: “Te gjithe udhetaret ne tragete njoftohen gjate udhetimit per mundesine e vizitave mjekesore nga mjeku i anijes ne rast te shqetesimeve te ndryshme.
Nga ana tjeter, kontrollet vazhdojne nga personeli shendetesor i portit edhe gjate zbritjes se udhetareve”. Pas inspektimit ne port, ministrja Godo u ndal ne spitalin rajonal te Durresit ku vizitoi mjediset e reja karantinore, te cilat se bashku me repartin infektiv te spitalit jane krejtesisht te izoluara nga ambientet e tjera. Ajo tha se infrastruktura spitalore dhe gatishmeria e personelit mjekesor jane ne gjendje te perballojne jo vetem raste emergjente te shfaqjes se virusit, por edhe nje fluks pacientesh te prekur prej tij.