Zgjedhjet, Gjoni: Nuk fitoi asnjëra palë

Analistja Edlira Gjoni është shprehur në studion e "Ora News" se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk fitoi asnjëra pale. Sipas saj zgjedhjet treguan një balancë mes dy forcave më të mëdha politike dhe se votat e shqiptarëve ishin një ndëshkim për të dyja partitë. Ajo shtoi gjithashtu se mosdeklarimi i humbjes nga PS-ja po pengon ecjen përpara të progresit të Shqipërisë. Ndërsa për situatën e tanishme në PS, Gjoni shtoi se është e njëjta situatë si në 2005-ën duke shtuar se e majta nuk duhet të rrijë në opozitë vetëm nga gabimet e PS-së