Portieri Valdes i Barcelonës refuzon shiritin e kapitenit
SPANJE- Duket se largimi i Viktor Valdes nga Barcelona është i pashmangshëm. Portieri i njohur blaugrana rezufoi të merrte shiritin e kapitenit të Barcelonës në ndeshjen kundër Bilbaos në transfertë, vendim ky që ka irrituar shumë tifozët e skuadrës së Barcelonës në rrjetet sociale.
Ksavi ishte kapiteni i skuadrës në fushë dhe kur u zëvendësua nga Mesi në minutën e 58-të, i dha shiritin Tiago Alkantarës që t’ia jepte Valdesit, që është kapiteni i katërt i Barcelonës. Me mungesën e Pyjolit dhe Injestas, si dhe me daljen e Ksavit, shiriti i takonte portierit, i cili nuk e pranoi ta vendoste në krah dhe kështu përfundoi te Mesi.
Në minutën e 77-të, kur Injesta u fut në fushë, shiritin e kapitenit e mori mesfushori. Një nga arsyet e këtij refuzimi mund të ketë lidhje me herën e fundit si kapiten të Valdesit, i cili u nxorr me të kuq në “Bernabeu” dhe u pezullua me 4 ndeshje.
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)