E Diel, 1 Nëntor 2026

“Maracana”, stadiumi që hap dyert për futbollin botëror

BRAZIL- E kush e mban mend stadiumin “Maracana” të Brazilit? Impianti më i madh i ndërtuar në kohët e shkuara, por që së shpejti do të hapë dyert. Pas një rikonstruksioni dhe rinovimi total që zgjati 3 vjet, stadiumi legjendar “Maracana” hapi sërish dyert jo për një event zyrtar por më shumë si një test i parë pas punimeve të realizuara.

Ndeshja e zhvilluar në “Maracana” ishte mes miqve të Ronaldos dhe miqve të Bebetos, e fituar nga skuadra e ish fenomenit 8-5. Golin e parë në stadiumin tërësisht të ndrysuar e pati nderin ta shënonte Uashington, ish-lojtari i Sao Paolos ndërsa Ronaldo shënoi 2 herë dhe Bebeto 1 të tillë. 

Dyert e stadiumit ishin të hapur për një tifozeri të veçantë, pasi bileta kishin vetëm familjet e 5 mijë punëtorëve që po punojnë ende në përfundimin e rikonstruksionit me vlerë 500 milionë dollarë. Në stadium ishin të pranishëm 25 mijë persona, ndërsa kapaciteti i impiantit është 78 mijë.
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›