Durres/ Bie nga shkallet, vdes ne spital e moshuara
Bie nga shkallet e shtepise, vdes ne spital e moshuara. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te se dieles prane "Shkembit te Kavajes", kur familjaret derguan ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Durresit, Shkurte Skura, 65 vjece. Burime zyrtare bene me dije se e moshuara ishte rrezuar nga shkallet e baneses se saj. Per shkak te plageve te renda dhe frakturave, pacientja u dergua me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por nuk ka mundur te mbijetoje, pasi demtimet ishin te medha dhe rreth ores 02:45 te dites se djeshme ka gjetur vdekjen. Nga ana grupit hetimor, po kryhen veprimet hetimore per te zbardhur shkaqet e ngjarjes.
E. A.
E. A.