Prezantohet projekti, per te drejten televizive
Aranit Muraci
Nje kompani e huaj prezantoi formulen televizive, qe duhet te ndiqet ne edicionin e ardhshem nga klubet tona te futbollit. "UFA sport" eshte prezantuar dje, ne nje mbledhje qe zhvilloi FSHF me perfaqesues te klubeve te futbollit, ne ambientet e hotel "Rogner". Pas mbledhjes se djeshme, sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Eduard Prodani theksoi per "Koha Jone", se eshte ne interesin e vete klubeve qe te jene sa me te organizuara per edicionin e ri futbollistik. Ana e marketingut nuk funksionon fare, nderkohe qe pervec te drejtes televizive, qe ka sjelle me shume interes, ne mbledhjen e djeshme jane propozuar gjithashtu disa ndryshime ne funksionimin e rregullores se FSHF-se, per kampionatin e radhes. Drejtuesit e klubeve, qe ishin te pranishme ne mbledhje, u njohen me te gjitha propozimet dhe ne nje te ardhme te afert ato do te vendosin ne lidhje me projektin ne fjale. Do te merren vendime konkrete, qe edhe kampionati shqiptar te kete te drejten e vet televizive, ashtu sic funksionon me vendet e tjera. "Deri tani ekipet tona e kane shitur nje e nga nje, te drejten televizive dhe nuk kane qene te organizuara mire", - theksoi Prodani, "Por pervoja e huaj tregon se nese klubet do te organizohen dhe do ta shesin te drejten televizive bashke, atehere ato do te sigurojne me shume te ardhura. Jo vetem klubet qe kane me shume tifoze ne Shqiperi, por edhe ekipet e vogla dhe ato te Kategorise se Pare, do te perfitojne me organizimin e ri. Kompania prezantoi projektin dhe drejtuesit e klubeve kane njohurite e mjaftueshme qe te miratojne ate", - u shpreh Prodani. Sakaq, sipas Sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se eshte vone, ndaj po pershpejtohet qe ne edicionin e ri, te funksionoje e drejta televizive me qellim qe ekipet te sigurojne sa me shume te ardhura, si nje mundesi per t'u fuqizuar ne te ardhmen. "Eshte teper vone dhe e drejta televizive eshte mire qe te filloje dhe te shitet brenda ketij edicioni, pra kampionati te shitet si nje i tere", - tha Prodani. "Ne kete rast secili ekip do te marre te ardhura, ne varesi te shikueshmerise dhe nga totali, pothuajse te gjithe klubet dalin te fituara. FSHF eshte e interesuar qe futbolli te zhvillohet dhe ne kete rast, e drejta televizive e kampionatit e ndihmon ate", - perfundoi Prodani.
Tradita
Ne Shqiperi, e drejta televizive funksion ndryshe nga vendet e tjera. Cdo klub deri tani e ka shitur ate ne menyre te pavarur, por ne kete rast organizimi, e drejta televizive do te shihet si nje burim te ardhurash, per te gjitha klubet e Kategorise Superiore.
UFA-Sports
E krijua ne vitin 1988, me Grupin RTL. UFA Sports ka pasur nje sukses te madh dhe ne vitin 2001 dhe arriti qe te transformohet ne tregun francez, duke u bashkuar me Sport-five. Ne vitin 2006 RTL shiti te gjitha aksionet ne France. Drejtuesit e kompanise ne fjale prezantuan dhe para klubeve tona, projektin per te blere te drejten televizive te kampionatit shqiptar, ne edicionin e ri futbollistik 2009-2010.