Durres Dako Vit i veshtire ekonomik

Arkiv Ulja e transfertës së pakushtëzuar për bashkinë e Durrësit, si dhe dificiti financiar në disa zëra për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së dhe rënies së të ardhurave nga të tretët, do të cojë në një mosrealizim të investimeve të planifikuara në buxhetin e këtij viti për këtë qytet.
Gjatë një komunikimi të hapur me publikun, kryebashkiaku Vangjush Dako ka deklaruar se bllokimi prej afro një viti i veprimtarisë së KRRT-së së Durrësit i ka kushtuar buxhetit rreth 70 përqind më pak të ardhura që realizohen nga lejet për ndërtimet e reja dhe një përqindëshi i infrastrukturës.
Një rënie të ndjeshme në të ardhurat e bashkisë përgjatë këtij viti elektoral që ka diktuar dhe rrudhjen e të ardhurave ka pasur edhe nga të tretët, si ALUIZNI, hipoteka dhe taksa për regjistrimin e automjeteve.
Mbledhja e taksës së pasurisë gjithashtu nuk është realizuar, duke bërë që administrata bashkiake ta konsiderojë këtë një vit të vështirë ekonomik.
Buxheti 2011 u miratua në fund të muajit shtator, duke diktuar në këtë mënyrë dhe ecurinë në investimet publike dhe sezonin turistik.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të buxhetit për këtë vit është drejtuar në infrastrukturën rrugore, shërbime sociale, pastrim urban dhe strehim social.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Biodiezel edhe në Shqipëri
Një investim privat italo-shqiptar prej 5 milionë eurosh në Parkun Energjitik të Porto Romanos bën të mundur, që për herë të parë në Shqipëri të prodhohet biodiezeli. Rritet numri i të varfërve
Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën. Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Të akuzuarit për skandalin e Drejtorisë së Metrologjisë u njohën sot me vendimet e Gjykatës për arrestimin e tyre. Mashtrimi me peshën tek ushqimet ishte denoncuar më parë publikisht edhe nga Top Channel, por asnjë veprim hetimor nuk ishte ndërmarrë. Bankat – Depozituesit - Ekonomia
Arben Malaj - Nëse paraja konsiderohet gjaku i ekonomisë, bankat dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë janë enët nëpër të cilët ato mbajnë në jetë ekonominë. Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Ministria e Bujqësisë prezantoi së fundmi studimin e vet mbi arrorët, duke argumentuar se ideja e Kryeministrit Berisha për mbjelljet në masë do të krijojë 290 milionë dollarë prodhim, 160 milionë dollarë eksporte dhe shumë vende pune.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri