E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt partite kunder ushtrise


Egjipti nuk gjen paqe. Mijëra persona dolën në rrugët dhe sheshet kryesore të Kajros për të protestuar kundër projekt-kushtetutës së re, ku i lihet dorë e lirë financiare ushtrisë.

Në projekt-kushtetutë parashikohet që buxheti ushtarak të mos parashikohet nga autoritetetet civile, por nga vetë ushtria, kërkesa e së cilës për fonde do t’i dorëzohet më pas autoriteteve civile, që nga ana e tyre do të jenë të detyruara ta miratojnë atë.

Partia më e madhe në vend, “Vëllazëria Muslimane” kritikoi planet e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, autoriteti që udhëheq Egjiptin që pas rrëzimit të Mubarak, duke thënë se ky projekt-ligj rrit rrezikun për grushte ushtarake dhe i jep pushtet të pakufizuar të ushtrisë.

Protestat u mbështetën nga të gjitha forcat politike në vend, që kanë nisur edhe fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më datë 28 nëntor.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve, sipas marrëveshjes  së arritur muaj më parë, Këshilli Suprem Ushtarak do t’i transferojë pushtetin qeverisë së re civile.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›