Racizmi Blatter kerkon ndjese refuzon doreheqjen

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i vendosur në qendër të kritikave për komentet e tij të fundit në lidhje me racizmin në futboll, kërkoi falje për to, por refuzoi të japë dorëheqjen.
“Mbreti” Blatter tha se deklarata e tij ishte e pahijshme dhe se kërkonte ndjesë për të, por se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.
Blatter pati deklaruar për rrjetin CNN, se ai nuk beson që ka racizëm në futboll dhe se lojtarët që mendojnë se kanë qenë të abuzuar, duhet thjesht të thonë "kjo është një lojë."
“Nuk besoj se në futboll ka racizëm, ndoshta ka ndonjë gjest apo fjalë jokorrekte, por racizëm s’ka. Në të tilla raste futbollistët duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë vetëm për një lojë dhe duhet t’i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit”, pati deklaruar Blatter.
Ky ishte “skandali” i radhës i numrit një të futbollit botëror. Ai është vendosur shpesh në qendër të kritikave dhe akuzave nga më të rëndat, që nga ajo për korrupsion e deri tek konfliktet e interesit. Megjithatë, ai ka arritur t’u mbijetojë këtyre akuzave dhe kërkesave për dorëheqje duke vazhduar në vitin e tij të 13-të të mbretërimit në krye të FIFA-s.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Real Madrid, Kaka’ mungon ndaj Valencias
Kaka’ do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Real Madrid, atë që do të luhet në stadiumin Mestalla ndaj Valencia, të shtunën në orën 22.00. Topi i Euro 2012
Topi me të cilin do të luhet “Euro 2012” është më i shpejtë dhe më i paparashikueshëm në trajektoret e tij se Jabulani i botërorit “Afrika e Jugut 2010”, që mori shumë kritika nga portierët. Cristiano: Jemi para Barcelonës në renditje
Cristiano Ronaldo u shpreh se fakti që Real Madrid është para Barcelonës në renditjen e kampionatit spanjoll të futbollit motivon edhe më shumë atë dhe shokët e tij të ekipit. Franca, Abidal refuzon shiritin e kapitenit
Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, i ka thënë trajnerit të “Gjelave”, Laurent Blanc, se nuk dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit në kombëtare. Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri