Durres debohen 12 te huaj

12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm.
Të dymbëdhjetë të huajt ushtronin aktivitet tregtar ambulator kryesisht në tregtimin e artikujve kozmetikë dhe të përdorimit vetjak në zonën e Golemit në kundërshtim me kushtet ligjore që një i huaj duhet të plotësojë për ushtrimin e aktiviteteve me qëllim përfitimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës bëri të ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin kompetencë e kësaj drejtorie, shërbimet e Sektorit të Migracionit, Ripranimeve dhe ato të Stacionit të Policise Kufitare dhe Migracionit të Spillesë kanë konstatuar të parregullt qëndrimin në territorin shqiptar të 9 personave me shtetësi maqedonase dhe 3 personave me shtetësi serbe, përkatësisht nga mosha 18-40 vjec.
Gjithnjë e më shumë shtetasit serbë dhe maqedonas po shfrytëzojnë vendin tonë për të ushtruar aktivitete fitimprurëse.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se këta shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në territorin tonë, si dhe ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme. Në këto kushte, bazuar ne Nenin 6 dhe 70 të ligjit “Për të huajt”, qëndrimi i tyre në Shqipëri konsiderohet i parregullt dhe për këtë u hartuan Urdhrat e Largimit.
Autoritetet policore paralajmëruan se në rast të moszbatimit vullnetar të këtyre urdhrave, largimi i të huajve do të kryhet në mënyrë të detyrueshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit. Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
Situata e krimit të organizuar në Shqipëri alarmon ndërkombëtarët. Ekzekutimet e fundit të ndodhura në mjediset më publike të qyteteve kryesore të vendit, shumica e të cilave ende nuk kanë autor, kanë shokuar shoqërinë shqiptare, por kanë tronditur më shumë strukturat dhe faktorët monitorues vendas dhe ata ndërkombëtarë në Shqipëri. Trafikantët, zjarr me policinë greke
Katër persona të paidentifikuar qëlluan me armë automatike ndaj policisë greke, në një betejë disa minutëshe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kufirit greko-shqiptar. Familjarët: Ekstradoni Kumbaron
Familja e biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, vazhdon t’i bëjë thirrje drejtësisë së Shqipërisë që të ekstradojë nga Anglia, Ilir Kumbaron, i dyshuar për vrasjen e tij. Zhvarrosen viktimat e 1997-s
Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri