Durrës: Djali vret nënën

Djali qëllon nënën e tij me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Kullë të qytetit të Durrësit në familjen e Mereme Pashait, 70-vjeçares që mbeti viktimë.
Gruaja e moshuar është qëlluar nga djali i saj Lefter Pashai, baba i tre fëmijëve dhe që kishte humbur gruan e tij vitin e fundit.
Ende nuk dihen rrethanat e qarta të krimit, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e këtij akti të rëndë./Indeksonline/