Durrës, Emiriana Sako kryeson garën, kandidati i PD-së del i treti

Në Bashkinë e Durrësit deri tani janë numëruar 181 kuti nga 337 gjithsej. Emiriana Sako, kandidate e PS-së ka marrë 20755 vota ose 57.78%.
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka deri tani ka marrë 10379 vota ose 28.90%. Në vendin e tretë renditet Luan Hoti, kandidati i PD-së me 4784 ose 13.32%. Ngelen edhe 337 kuti për t’u numëruar.
/rtsh.al/