E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrës, Emiriana Sako e PS-së kryeson garën me diferencë të madhe votash, PD forcë e tretë

Janë numëruar 107 kuti votimi në Durrës. Nga numri i tyre, deri tani kryeson kandidatja e PS-së, Emiriana Sako e PS-së me 12365 vota. Në vendin e dytë me 5593 vota renditet Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”. I treti është Luan Hoti i PD-së, i cili deri tani ka marrë 2996 vota.

Kujtojmë që deri tani vetëm për Bashkinë e Vorës është shpallur rezultati pasi u aplikua numërimi elektronik. Bashkinë e Vorës e fitoi kandidati i PS-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›