Durres/ Grindet per parkimin, kundershton dhe patrullen
Grindet me banoret e lagjes per parkingun, kundershton edhe policine gjate aksionit. Uniformat blu ne Durres bene me dije se shoqeruan 26-vjecarin A. H., banues ne fshatin Pjeze e komunes Xhafzotaj ne Shijak. Procedimi penal ndaj tij, filloi per arsye se duke zbardhur dita e djeshme, ne parkingun e lokal "Porsaid", ne lagjen nr. 1 te Durresit, ka kundershtuar me force punonjesit e Patrulles se Policise, te cilet i kane bere thirrje per ta shoqeruar ne komisariat. Shkak eshte bere nje konflikt me disa persona te tjere ne kete lagje per shkak te parkimit te mjetit. Pas hetimit paraprak, materialet per ngjarjen i kaluan prokurorise.