E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Plackiste shtepine e kusheririt, kapet i mituri

Plackiste shtepine e kusheririt te tij, kapet ne flagrance i dyshuari si hajdut.
Duke u zbardhur dita e djeshme, agjentet e Krimeve Kunder Pasurise dhe Vjedhjeve ne Durres, ndaluan 15-vjecarin me inicialet B. Ll., lindur ne Puke dhe banues ne lagjen nr. 14. Disa ore para se te kapej, i mituri akuzohet se ka hyre vjedhurazi ne shtepine e N. Ll., 41 vjec, i aferm i tij, banues ne te njejten lagje. Gjate kontrollit te kryer rezultoi se 15 vjecari ka mundur te vjedh tuba bakri dhe instalime hidraulike, te cilat u sekuestruan si prova materiale. Mesohet se pas plackitjes keto materiale do shiteshin per skrap, kurse ndaj te miturit u ngrit akuza e "vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›