E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, çështja FSK-KFOR vlerësohet e tejkaluar

Nëpërmjet një komunikate, kjo Ministri thekson bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe NATO-n, në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje të plotë me kriteret e Aleancës Veri-Atlantike.

"Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, tanimë e vlerësojmë të tejkaluar. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n dhe do të kryejnë detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës", thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›