E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Komisioni i vlerësimit të pronësisë mban peng projektin e ullinjve Dëmshpërbilimi i tokës në Fier, 165 familje bredhin pas procedurave burokratike

Më shumë se 165 familje presin të marrin dëmshpërblimin, pasi një pjesë e tokave apo trojeve u janë marrë nga Bashkia e Fierit. Qysh prej vitit 2006, këto familje kanë bashkëpunuar më pushtetin vendor për të lënë të lira hapësirat që duheshin në ndihmë të investimeve publike. Por gjatë kohës së negocimit të dyja palët kanë rënë dakord që për dëmin e shkaktuar tek banorët, të bëhej edhe kthimi në vlerë monetare me qëllim zhdëmtimin e tij. Kemi pritur të na japin lekët, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kërkojmë të na hiqen disa dokumente nga lista që duhet të plotësojë dosjen përkatëse. Për të realizuar të gjithë plotësimin e dosjes që duhet, ne detyrohemi të shpenzojmë shumë, sepse vetëm një vërtetim na kërkon lekë, mendo pastaj për të tjerat. Kam rreth 280 metra tokë që më është prekur nga rruga e lagjeje që bëri bashkia, por nuk kam dokumentet e duhura. Kjo është absurde. Shteti duhet të na lehtësojë disa procedura burokratike, shprehet Riza Myrto, nga lagja Kastriot i qytetit të Fierit, i cili përditë kërkon të marrë shpjegime nëpër zyrat e bashkisë. Ndërkohë, sipas bashkiakëve, deri tani kanë hyrë në  listën e të shpronësuarve vetëm 36 familje, një numër ky mjaft i ulët përballë kërkesave. Kjo sipas departamentit juridik në bashki, ka ardhur si rrjedhojë e dokumentacionit të servirur nga banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit. Juristi Luan Çala deklaron se deri tani vetëm 36 familje kanë patur dokumentacion të plotë, të rregullt dhe certifikatën e  marrë nga hipoteka. Vlera që zënë shpronësimet për hapësirat e zëna nën emrin investim publik nga Bashkia Fier është 27 milionë lekë. Kjo vlerë është vënën në dispozicion të këtyre familjeve dhe sapo ato të paraqesin dokumentet e duhura, ne jemi të gatshëm të  veprojmë sipas procedurave ligjore. Në të njëjtën kohë, ne do të presim që të na kthehet përgjigja me një vendim qeverie, i cili do të na hapte dritën jeshile për të vepruar në këtë procedurë. Bëhet fjalë për disa prona që duhet të kalojnë nga qytetarët tek bashkia, por me një vendim  të posaçëm, ka bërë të ditur Çala duke shtuar se për pjesën e lekëve që nuk mund të përballohet në rast, do të vijojnë të dalin emra familjarësh që ende nuk janë paraqitur deri tani, nga ana e bashkisë do ti bëhet një kërkesë Ministrisë së Financës për fonde të reja. Shtyrjet apo vonesat për të përfituar shpronësimet nga qytetarët fierakë kanë ardhur si pasojë e procedurave të ligjit që nënkupton edhe këto dokumente që kërkohen, të cilat megjithëse në dukje janë formalë, duket se bëhen të domosdoshme për të fituar të drejtën e kompensimit. Tashëm sipas burimeve nga bashkia, puna që i përket  vetë asaj, ka përfunduar. Gjithçka do të varet nga  disponibiliteti i familjarëve dhe qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›