E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, Apeli rrëzon Prokurorinë

Tiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me afatet hetimore të çështjes për rrugën "Durrës- Kukës", duke lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Procesi për këtë çështje nisi pak kohë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, kur dy ish -funksionarët e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Armand Teliti dhe Andi Toma, të marrë nën hetim për çështjen e rrugës "Durrës Kukës", nëpërmjet një kërkesë- padie kundërshtuan si të pabazë vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të zgjatur me një muaj tjetër hetimin e saj.

Pas shqyrtimit të kërkesë padisë, Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë dy ish- funksionarëve të ministrisë së Punëve Publike, duke urdhëruar Prokurorinë të ndërpresëhetimet. Nisur nga kjo, Prokuroria bëri ankimim në Gjykatën e Apelit, e cila, ashtu si dhe Gjykata e Shkallës së Parë, rrëzoi kërkesën e saj.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme, pas afro 17 muaj hetimesh e ka dërguar çështjen për rrugën "Durrës- Kukës" për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Prokuroria akuzon për abuzime me detyrën gjatë ndërtimit të kësaj rruge ish- ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ish- drejtorin juridik në këtë ministri, Andi Toma, ndërkohë qëka pushuar akuzën për ish- zëvëndësministrin Armand Teliti./atsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›