Biberaj: PD, të lejojë fraksionet. 8 dhjetori? Dita kundër idhujve të rremë
Në një njoftim për mediat Aleksandër Biberaj, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së bën publik propozimet e tij për Projekt-statutin e ri të PD-së për Kuvendin Kombëtar të 14 Dhjetorit 2009.
Biberaj thote ne deklarate se u uron shqiptarëve ditën e madhe të 8 Dhjeorit, sipas tij, 'ditën simbol të shembjes së diktaturës, si dhe të idhujve të rremë'.
Ndër risitë kryesore të këtij statuti Biberaj përmend;
1. Sanksionimin e zbatimit të parimit "një anëtar, një votë", duke detajuar edhe përdorimin e këtij parimi në të gjitha rastet dhe për të gjitha nivelet. Sipas statutit të ri, do të jetë anëtarësia e partisë që do të zgjedhë nëpërmjet këtij parimi përfaqësuesit e vet (në qeverisjen vendore dhe atë qendrore), do të zgjedhë vendim-marrësit, si dhe drejtuesit e të gjitha niveleve. Zbatimi i parimit "një anëtar një votë", rrit ndjeshëm demokracinë e brendshme në parti, si dhe decentralizon vendim-marrjen, pasi i jepet me shume hapësirë kandidaturave të propozuara nga baza e partisë si dhe atyre që vetëparaqiten, duke marrë edhe përgjegjësitë e përfaqësimit.
2. Institucionalizohet diversiteti, debati dhe mendimi ndryshe, qoftë edhe nëpërmjet ekzistencës së fraksioneve, apo rrymave në parti.
3. Krijohen premisa për rrotacion elitash në parti, pasi të zgjedhurit në lidershipin e partisë, nuk mund të zgjidhen më shumë se dy herë rradhazi dhe në rast humbje, iu ndërpritet mandati.
4. Institucionalizohet dhe bëhet efektiv funksionimi i partisë, pasi të mandatuarit në drejtimin e partisë do të jenë funksionalë, si dhe rritet dhe fuqizohet ndjeshëm vendim-marrja dhe pesha e forumeve të partisë, siç janë Këshilli Kombëtar, Grupi Parlamentar apo Kryesia e Partisë.
5. Implementohet institucioni i fushatave elektorale brenda partisë, gjë që krijon kushte për konkurencës reale alternativash/programesh brenda partisë, si dhe institucionalizohen kriteret e karrierës, gjë që krijon kushte për respektimin e vlerave dhe kontributeve në PD.
6. Theksohet me shume filozofia dhe ideologjia e PD-së, si parti e qendrës së djathtë, si
dhe baza e saj historike që vjen nga Lëvizja Antikomuniste e Dhjetorit '90. Po ashtu, i jepet më shumë hapësirë shtresës së ish-të përndjekurve politikë, si dhe ish-pronarëve.