Durrës-Kukës, debate të ashpra në Kuvend

Hetimi i Lulzim Bashës nga prokuroria është kthyer në mollë sherri në seacën parlamentare të ditës së enjte. Përmes deputetit Aldo Bumci mazhoraca ka lëshuar akuza të ashpra drejt prokurorisë se po heton çështjen në mënyrë të njëanshme dhe ka avarritur hetimet në mënyrë të papreçedentë. Ndërkaq opozita e ka vënë theksin tek fakti që kemi të bëjmë me hetim për një çështje korrupsioni dhe për më tepër ky hetim po bëhet nga drejtues institucionesh shtetërore të zgjedhura nga mazhoranca. Ndërkohë që vetë Lulzim Basha mungoi në këtë seancë për shkak të angazhimeve diplomatike jashtë vendit.