Xhufi:Parlamenti të rishikojë edhe njëherë kodin

Në seancën e sotme parlamentare, nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi i bëri thirrje deputetëve të rishikojnë edhe një herë kërkesat e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. "Ne si forcë politike e kemi mirëpritur për aq sa meriton dhe për sa është në realitet ky akt i presidentit"- tha Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se defektet në Kodin Zgjedhor janë më të rënda sesa ato për të cilat Presidenti Topi vendosi kthimin e ligjit në Parlament. Xhufi tha se vendimi i Presidentit Topi "ngjalli tollovi dhe nervozivëm tek ata që e votuan".