Bumçi:Veprimi i Topit,i nxituar

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi u shpreh sot në lidhje me mosdekretimin e Presidentit Topi të ligjit për kodin e ri zgjedhor. Sipas Bumçit ky veprim i Presidentit Topi është i nxituar sepse Topi duhej ta dekretonte datën pa shkelur kushtetutën e vendit. Gjithashtu deputeti Bumçi u shpreh se Partia Demokratike do të bashkëpunojë me opozitën edhe për hapa të mëtejshme.