LSI-ja dhe PDK-ja përshëndesin mosdekretimin e kodit
Mos dekretimi nga ana e kreut të shtetit e kodit zgjedhor është përshëndetur nga Lëvizja socialsite për integrim dhe Partia Demokristiane. Gjatë punimeve të kësaj seance deputetë të këtyre dy partive politike kanë drejtuar një apel kolegëve te tyre për reflektim mbi kodin zgjedhor i cili sipas tyre sjell pasoja të pashmangshme për perspektivën euroatlantike të vendit. Pak ditë më parë presidenti Topi ktheu në kuvend kodin zgjedhor për shkak se nuk kishte kohë të dekretonte datën e zgjedhjeve.