E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Durrës-Kukës", nesër përurohet hapja e rrugës

Kryeministri Berisha nesër do të presë shiritin e përurimit për hapjen e trafikut të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve. Kryeministri Berisha së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe të Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të përshkojnë së bashku një pjesë të rrugës në këmbë dhe më tej, do të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalët e rastit. Mësohet se festimet do të nisin në orën 11.00 me koncertin festiv në fillim të rrugës në Rrëshen, pranë mbikalimit të parë të rrugës. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, Më tej, Kryeministrat Berisha, Thaçi dhe Erdogan, do të presin që të tre, shiritin e inaugurimit të rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›