E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ora e Debatit", rrëfim ekskluziv i Kryeministrit Berisha

Për herë të parë emisioni "Ora e Debatit" del jashtë studiove televizive për të intervistuar vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Vlorës. Nga ambjentet e vilës qeveritare në Vlorë, Kryeministri Berisha bëhet për të dytën herë brenda një muaji protagonist i emisionit "Ora e Debatit" emision i cili përgjatë fushatës elektorale ka patur si protagonist të gjithë aktorët kryesorë të skenës politike nga Edi Rama tek Ilir Meta dhe kryeministrin e vendit Sali Berisha. Përballë gazetarit Alfred Peza kryeministri Sali Berisha u shpreh se fushata është nga më të suksesshmet duke shtuar se është fushata më entuziaste, më masive, në tërë historinë e pluralizmit. Kjo fushatë ka pasur këto karakteristika. Ai shtoi gjithashtu se kjo fushatë ka filluar më në kohë se çdo fushatë tjetër dhe ka prodhuar, projektin final të Shqipërisë evropiane. "Katër vitet që shkuan, ne premtuam ndryshimin dhe realisht në shumë e shumë aspekte dëshmuam ndryshimin. Ky ndryshim, përbën një bazament të ri të fuqishëm për projektin e Shqipërisë evropiane" ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›