Kryeministri Berisha takon presidentin Sejdiu

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në fjalën e tij Kryeninistri Berisha u shpreh se ndjek me kënaqësi ecurinë e mirë të Kosovës, duke vlerësuar se pavarësia ka prodhuar paqe dhe stabilitet. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Sejdiu shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike, ku të dyja vendet kanë potenciale të mëdha për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Sejdiu e cilësuan rrugën Durrës-Kukës një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon.