E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor

Sfida me e madhe e infrastruktures te pakten ne 30-vjecarin e fundit, rruga Durres-Kukes, pritet te perfundoje nje dite para zgjedhjeve te pergjithshme elektorale, me 27 qershor. Lajmin e ka njoftuar, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi. Punimet ne pjesen me te veshtire ne segmentin Rreshen -Kalimash ku eshte edhe tuneli jane ne perfundim, ndersa punimet po vazhdojne me intensitet te madhe edhe ne pjesen tjeter te akseve, nga Kalimashi ne Morine. Projekti me i debatueshem per shkak te kostove, keto dite eshte ekspozuar me disa stenda ne bulevardin qendror ne kryeqytet. Stendat japin nje panorame te punimeve ne te gjitha etapat. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thire-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese dhe krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2- 3 ore ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke dhe e ben kete arterie, mjaft terheqes dhe me perspektive, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin. Rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara.

Varianti i propozuar i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine, sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.5 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›