E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic: Gjykata, 50 mije paund gjobe per Mero Bazen

Tirane-Biznesmeni boshnjako-britanik kerkon qe Prokurorja e Pergjithshme t'i kerkoje falje publike. Gjate nje konference per shtyp te zhvilluar ne Hotel "Sheraton" 34-vjecari, Damir Fazllic nuk ka marre parasysh fare faktin se Ina Rama eshte numri nje i akuzes shqiptare, por eshte shprehur se "sinqerisht shpresoj qe ceshtja ime do t'i vihet si nje mesim ne kujtese Prokurores se Pergjithshme, e cila besoj qe me ka borxh nje falje publike per demin e bere ndaj meje dhe interesave te mi. Shpresoj qe ajo te mesoje, qe te mos konsumohet nga pushteti dhe te rije larg lojerave politike, duke respektuar te drejtat ligjore dhe humane te cdokujt, duke perfshire dhe investitoret e huaj dhe bizneset". Po ashtu ai theksoi "Prokurorja shkoi ne cdo vend te botes per te pyetur per mua dhe per bizneset e mia, duke u tallur edhe me proceset nderkombetare. Nuk kam asgje me te, por besoj se 7 muaj hetimi, me japin te drejte qe te kerkoj falje publike. Shpresoj qe te mos konsumohet nga pushteti dhe te qendroje larg nga politika". Por jo vetem kaq, 34-vjecari sqaroi se kryeprokurores t'i behet mesim rasti i tij.

Me tej Fazllic ka shtuar se per 7-8 muaj, eshte mbajtur nen hetim kur akuzat ne ngarkim te tij kane qene politike, ndersa bizneset e tij jane plotesisht te ligjshme. Gjate konferences se djeshme, fillimisht Fazllic ka shprehur vleresime per ekonomine e forte te vendit tone, ne krahasim me vendet e tjera. Duke iu referuar edhe hetimeve qe nisen ne ngarkim te tij, ai shpjegoi qe ne fillim se kishte deklaruar qe akuzat ishin politike. "Jam vecanerisht i gezuar sot, sepse hetimet mbi aktivitetin tim ne Shqiperi u rrezuan nga prokuroria per arsye te mungeses se provave te cdo lloj akti kriminal, ose fajesie nga ana ime apo e kompanive te mia. E kam deklaruar qe nga fillimi, qe te gjitha akuzat kundra meje ishin falsifikime dhe sulme politike te motivuara politikisht. Me ne fund kjo u be e qarte per te gjithe. Ja di per nder zyres se Prokurorise se Tiranes dhe te dy prokuroreve ne ceshtje qe pavaresisht gjuetise se shtrigave politike, te vena ne skene kundra meje, paten kurajen profesionale dhe integritetin per te qartesuar emrin tim dhe te bejne drejtesi", beri te ditur dje Fazllic.

Biznesmeni boshnjako-britanik, ka shpjeguar te gjithe historine e nisjes se hetimeve ndaj tij. "Fushata e shpifjes kundra meje filloi nga drejtori i "Temes", Mero Baze, i cili besoj po bente keshtu ne emer te disa grupeve te interesit, qe donin te ndalonin investimet e mia ne Shqiperi dhe gjithashtu si nje mjet per hakmarrje politike. E morem disa here ne telefon si te gjithe ju, por ai nuk u shfaq. Per kete arsye, e padita zotin Mero Baze ne Gjykaten e Larte te Londres. Pavaresisht nje numri te shumte njoftimesh per gjyqin, zoti Baze ka refuzuar te pergjigjet. Gjithsesi si rezultat i vendimit te gjykates, zoti Baze duhet te me paguaje 50 mije paund per akuzimet e tij te pabaza. Nuk do te ndaloj ketu. Ky eshte vetem rasti i pare kundra zotit Baze dhe disa te tjera jane akoma ne proces. Une nuk po e bej kete per hakmarrje apo per perfitim. Sikurse kam thene edhe me pare te gjitha parate e marra nga zoti Baze, do te shkojne per bamiresi. Besoj qe rregulli i ligjit dhe te drejtave njerezore, duhet te mbrohen nga gazetaria gangstere dhe politika e njerezve te tille si zoti Baze". Ne fund Damir Fazllic ka deklaruar se pavaresisht te kesaj padrejtesie, beson ne te ardhmen e Shqiperise, si dhe i pelqente shume vendi yne.

Ekonomia

Jam ketu si nje biznesmen dhe si nje mik i ketij vendi, duke shprehur besimin tim te vazhdueshem ne te, duke punuar per te vazhduar me projektet e mia te investimit. Jam i kenaqur te them se pavaresisht ekonomise ne shume vende te botes, ekonomia e Shqiperise vazhdon te jete e forte dhe ofron shume mundesi investimi, nje fakt qe eshte njohur nga shume organizata nderkombetare.

Transfertat

Gjate deklarimeve te tij Fazllic theksoi se leket nuk ishin transferuar asnjehere nga Shqiperia, por jane transferuar nga jashte per ne Shqiperi nga llogarite e tij jashte. "Per sa i perket zonjes Rama kane kaluar 7-8 muaj nga akuzat e motivuara politikisht, prokuroria shkoi ne cdo vend te botes per te kerkuar, duke pyetur per mua dhe bizneset e mia duke u tallur me proceset nderkombetare qe une i kam njohur. Nuk kam asnje kunder zonjes Rama, nuk e njoh ate, por besoj se 7 muaj hetimi me japin pak te drejte qe te me kerkoje nje falje publike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›