E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Mbante pistolete stilolaps, arrestohet ne rruge i mituri

Nje 16-vjecar eshte kapur dje nga policia e Durresit me pistolete artizanale stilolaps qe e mbante pa leje. Burime zyrtare policore bene me dije se i arrestuari ne flagrance eshte A. T., banues ne lagjen nr. 1. Sipas hetimeve te kryera dhe informacioneve te marra ne rruge operative, oret e vona te mbremjes se diel, i mituri levizte i armatosur ne lagje dhe qytet. Gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet policore ne territorin e lagjes nr. 6, iu gjet edhe arma e zjarrit artizanale ne forme stilolapsi, e cila pas sekuestrimit eshte derguar ne laborator per ekspertize balistike. Ndaj te miturit eshte ngritur akuza e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›