E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Hipen si pasagjer, i vjedh furgonin 59-vjecarit

Hipen si pasagjer ne furgon, por gjate nje pushimi ne udhetim, i vjedh mjetin shoferit dhe arratiset. Policia e Korces beri ndalimin e 38-vjecarit te dyshuar pas disa oresh kerkime dhe denoncimit te 59-vjecarit me inicialet I. D. Burime zyrtare policore thane se i dyshuari per ngjarjen eshte Ilir Proko, banues ne lagjen nr. 9 te Korces, i cili akuzohet per “vjedhje”. Sipas pretendimit te shoferit banues ne fshatin Sovjan, ne lagjen nr. 1 te Pogradecit, Proko i ka vjedhur mjetin tip “Ford” furgon-taksi, me targa KO012A, ne te cilin autori ishte pasagjer. Vjedhja eshte bere ne momentin qe 59-vjecari ka dale nga mjeti per te pushuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›