"Durres-Morine investimi i rendesishem historik"
Gjate vizites se dyte qe po i ben Kosoves, presidenti Topi takon lideret e partive opozitare, perfshire edhe ata te partive nga radhet e minoriteteve. Duke folur per projekte te perbashketa, Topi tha se rruga Durres - Morine eshte investimi me i rendesishem ne kete faze te historise, qe do t'i lidhe te dyja vendet dhe te dy popujt, por qe do t'i lidh edhe Kosoven e Shqiperine me Evropen dhe boten. Nderkaq, kryeministri Hashim Thaci tha se politikat e Qeverise se Kosoves dhe asaj te Shqiperise jane pro-perendimore dhe pro-evropiane. Andaj, Thaci tha se Kosova nuk pajtohet qe te kete ndarje territoresh e popujsh, duke bere te qarte se Kosova nuk mund te pajtohet me ndarjen e Mitrovices. "E vetmja zgjidhje per Mitrovicen eshte integrimi. Nuk do te lejohet ndarja etnike qofte ne kuptimin qytetar apo territorial", theksoi kreu i ekzekutivit kosovar. Vizita e pare e Topit ishte realizuar ne janarin e vitit te kaluar, pak dite para shpalljes se pavaresise, kurse kjo tani paraqet viziten e tij te pare ne Kosoven e pavarur. Ne fokus te vizites ka qene sidomos forcimi i lidhjeve ekonomike, ndertimi i rrjetit te perbashket energjetike etj.