E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shqiperia lobim per Kosoven, njohje te reja

Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, theksoi se Ballkani ka nje perspektive te qarte evropiane dhe se Kosova dhe Shqiperia do te jene shembuj te bashkepunimit drejt integrimeve euroatlantike. Sipas tij, Tirana zyrtare do ta mbeshtese pranine e vazhdueshme te Kosoves ne tryezat rajonale, qe edhe zeri i shtetit te Kosoves te degjohet e respektohet aty ku diskutohet per te ardhmen e Ballkanit. "Do te kete vetem njohje te reja. Do te kete aderime te Kosoves, te institucioneve te saj ne organizma nderkombetare, ne tavolina rajonale. Kosova eshte nje realitet i ri gjeopolitik ne rajon, i domosdoshem qofte nga pikepamja e marredhenieve politike, diplomatike, por edhe ekonomike", u shpreh Topi. Gjate vizites se tij ne Kosove, presidenti Topi ka takuar edhe udheheqes te partive politike. Ndersa sot do t'i jepet titulli qytetar nderi i Ferizajt, presidentit Topi, vendimi per te cilin e mori dje Kuvendi Komunal atje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›