E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan prezantohen idete e para per planin e qytetit

/ /

Plani i ri urbanistik i cili u prezantua nga inxhinieri Ardjan Gjergji konsiston ne tri pika kryesore rruga e re me tunel Elbasan-Tirane e cila do te nise punimet shume shpejt zhvillimi i pergjithshem ekonomik i qytetit te Elbasanit si dhe zhvillimi ne fushen e turizmit. Plani urbanistik eshte hartuar nga studio B-Group ne bashkepunim me studion Off Architetti me qender ne Milano si edhe te Universitetit te Pizes ne Itali. Inxhinieri Ardjan Gjergji pohoi se plani i ri urbanistik eshte hartuar duke u bazuar ne planet paraardhese qe nisin qe ne vitin 1942. Pika kryesore qe ka ne detyre te zgjidhe ky plan rregullues eshte sistemi i transportit i cili do ti pershtatet ndertimit te rruges se re Elbasan-Tirane. Se dyti impakti ambiental i cili do ti jape zgjidhje zhvendosjes se depozitimit te mbeturinave urbane si edhe ndryshimi i vijes administrative te vete qytetit e cila mendohet se do te zgjerohet deri ne afersi te zones ku ndodhet edhe fusha e aeroportit te Muriqanit. Sipas kryebashkiakut te Elbasanit Qazim Sejdini plani rregullues eshte duke u pasqyruar dhe shume shpejt do te afishohet dhe ne kater pikat kyce te qytetit te Elbasanit me qellim qe qytetaret te kene idene e ndryshimeve qe do te pesoje qyteti. Elbasani do te behet me terheqes per vizitoret turistet si dhe vete banoret e qytetit u shpreh Sejdini sipas te cilit nderhyrja do te bazohet ne pikat me te preferuara te qytetit te Elbasanit. Nje rruge paralele me Rrugen Egnatia mendohet qe te ndertohet e cila do te percaktoje edhe nje stacion te ri te trenit. Ky stacion parashikohet te zhvendoset ne perendim te Elbasanit ndersa ai ekzistues do te jete nje stacion dytesor pasi hekurudha do te kete devijim. Pritet qe nje rruge e re te ndertohet deri ne fshatin Muriqan tek ish-aeroporti i cili mund te rehabilitohet e te vihet ne funksionim ne te ardhmen. Nga ana tjeter Sejdini ka pohuar se ne kete plan mendohet qe te bashkohet unaza veriore e qytetit te Elbasanit me autostraden Elbasan-Tirane vepra me e madhe e cila pritet te nise shume shpejt punimet. Projekti per planin rregullues te Elbasanit pritet te kaloje te gjitha fazat duke nisur nga grupet e interesit KRRT-ja e Bashkise Elbasan prefekture dhe me pas do te kaloje per miratim ne KRRTRSH. Sejdini pohoi ne fund se per kete plan priten ide te gjithsecilit me qellim qe ai te jete i kompletuar dhe te plotesoje te gjitha nevojat e qytetit te Elbasanit dhe jo si ai i vitit 2006.

ELBASAN/ALDO KOZARJA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›