E thene shqip Nuk duam hapjen e kutive
NgaELMAZ SHERIFI
Ky ishte deklarimi befasues ne hapje te Asamblese nga udheheqesi...
... i politikes se re Thuhet se disa nga asambleistet u mallengjyen nga fjalimi. Qe te kuptohem me ate pjese te socialisteve te cilet deshperohen shume kur u kritikohet udheheqesi po e citoj Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore Qe te kuptohem qarte dhe nga ata qe duan te me keqkuptojne ne fjalorin e Shqipes se sotme shqip do te thote Qarte k kuptueshem cope troc haptas. E tha troc Nuk dua te hapen kutite e fleteve te votimit Foli shqip duke thene Nuk dua te numerohen fletet e votimit Kush nuk ha shqip per ta kuptuar ate qe
deklaroi ky nuk eshte faji dhe pergjegjesia e tij. Une nuk jam anetar i Asamblese per te thene sa i vertete eshte ky deklarim. Mediat e shkruara e botuan keto dite frazen e thene prej tij shqip Nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Asambleistet heshten Heshtja e tyre per kete deklarate publike tashme nuk ben aspak pershtypje te opinioni publik dhe kjo kuptohet lehte sepse po shtohet indiferentizmi ndaj deklaratave te eksponenteve te Partise Socialiste qe pergenjeshtrojne njera-tjetren. Por kjo deklarate nuk duhet te kaloje pa u analizuar pasi kerkesa per Hapjen e kutive ka qene alternativa e vetme apo kauza e shenjte e Partise Socialiste. Deklarohej deri pak kohe me pare se Po nuk u hapen kutite e fleteve te votimit deputetet nuk do te bejne betimin Nese nuk hapeshin kutite e fleteve te votimit grupi i deputeteve te Partise Socialiste nuk do te shkonte ne Parlament Nese nuk hapeshin kutite e fleteve te votimit do te beheshin protesta deri ne largimin e Sali Berishes madje u vendos dhe afati i largimit i cili do te ishte fundi i vitit 2009 Prandaj socialistet e shkrete neper shi e ne te ftohte pa ngrene e pa pire u derdhen rrugeve me nga nje parulle ne dore ku shkruhej Hap kutite ose largohu Nese nuk hapeshin kutite e fleteve te votimit deputetet socialiste do te detyroheshin qe ne 1 prill te ketij viti betimi ishte bere ne kete kohe te futeshin ne greve urie per te mos dale me prej cadrave te pushimit me kembet e veta Nese nuk hapeshin kutite e fleteve te votimit edhe levizja e lire e shqiptareve ishte pa asnje vlere pasi atyre u ishte marre liria nga e verteta qe ndodhej aty brenda te ato kutite misterioze te votimit Nese nuk hapeshin kutite e fleteve te votimit grupi i deputeteve socialiste nuk do votonte ligjet miratimi i te cilave tani vihet si kusht per te fituar statusin e kandidatit ne Bashkimit Europian. Pra grupi i deputeteve socialiste e beri kete veprim obstruksionist me kosto shume te madhe politike jo vetem per Partine Socialiste por per gjithe shqiptaret vetem e vetem qe te realizohej kerkesa e
panegociueshme me asnje faktor ne institucion te Bashkimit Europian te Keshillit te Europes as me kerrkend tjeter Pra kerkesa per hapjen e kutive ku fshihen fletet e votimit ishte e panegociueshme Atehere cfare na paska ngjare qe ne nje dite te bukur me diell me 12 nentor ne mes te Asamblese udheheqesi i politikes se re ndonese jo me krenari por me siklet te cilin e kaloi me emerimet e reja ne Asamble hoqi dore nga kushti i panegociueshem Kete askush ne Asamblene e fundit nuk ia kerkoi udheheqesit madje askush nuk pipetiu per te kerkuar arsyet e ndryshimit te kauzes se shenjte. Ky moment me solli ne kujtese nje ngjarje te treguar te viteve 70 zhvilluar ne nje kapanon rekrutesh ushtaresh.
Zgjohu Para krevatit
Ky ishte urdhri qe leshonte komandanti Beke ne oren 12 e 30 minuta te mesnates ne nje kapanon ushtaresh. Rekrutet u vendosen para krevatit tip marinari dhe aty nisi tranazhi i shoqeruar nga thirrjet e forta te komandantit Zgjohu Para krevatit Vishu Zhvishu Rryp zgjato Rryp shkurto Gjume. Dhe sapo ushtaret i zinte gjumi degjohej perseri e njejta komande Zgjohu Para krevatit Por kjo ndodhte ne ushtri jo ne parti. Te vendosesh ne rresht nje parti te tere ne sistemin e demokracise te perdhosesh ne kete menyre partine qe ka bere perpjekje per ta shkeputur veten dhe shoqerine nga mentaliteti i shoqerise autokratike eshte pergjegjesi shume e madhe. Pasojat e nje politike te tille jane te demshme jo vetem per socialistet por per te gjithe shoqerine shqiptare. Ky eshte modeli qe duhet urryer e stigmatizuar. Perse ndodh keshtu Personalisht une i kam dhene pergjigje pyetjes kur kam trajtuar ne nje cikel shkrimesh arsyet perse socialistet nuk i fituan zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Aty kam pershkruar dhe rolin e misionit e te misionarit Rama. E kam thene troc-shqip Te gjitha veprimet dhe sjelljet politike te posthumbjes lidhen vetem me faktin se Rama erdhi ne krye te Partise Socialiste me premtimin e madh se ai do ti fitonte zgjedhjet. Ai i humbi zgjedhjet dhe kjo duhet pranuar hapur. Por Ai kete nuk deshiron. Dhe qe te harrohet humbja u sajua deklarata qesharake Na i vodhen zgjedhjet Nese zgjedhjet u vodhen atehere duhej qe te behej publik qofte dhe nje proces verbal i vetem i nje qendre votimi ku kontestohej rezultati i votimit. Komisioneret e Partise Socialiste nuk duhet te firmosnin procesverbalet e rezultateve te votimit etj. Perkundrazi zgjedhjet e 28 qershorit i pershendeti menjehere sapo u mbyllen qendrat e votimit vete Rama. Madje shpejtoi te deklaronte se standardi i arritur ne zgjedhje nuk ishte merite e qeverise por merite e reformes qe inicioi Partia Socialiste per kodin e zgjedhjeve te cilin Ai gati e quajti produkt te vetin Deklarata u be menjehere pas perfundimit te votimit sepse besonte qe Ai do ti fitonte zgjedhjet edhe pa bashkepunuar me LSI-ne. Mirepo endrren ia prishi Ilir Meta me futjen e LSI-se ne koalicionin qeverises. Ne kete moment u shfaq ex nihilo- nga hici teza e vjedhjes se zgjedhjeve Kjo sajese u krijua me shpejtesine e drites vetem qe njerezit te harronin premtimin e bere nga Ai se do ti fitonte zgjedhjet. Humbja e zgjedhjeve parlamentare sillte automatikisht edhe largimin nga kreu i partise sipas normes statusore te cilen Ai vete e propozoi dhe u vendos ne statut. Perse nuk u largua Rama me humbjen e zgjedhjeve Sepse ai deshiron pushtetin me cdo cmim. Por Ai e deshiron pushtetin jo per te ndertuar politika te suksesshme per socialistet dhe shqiptaret por thjesht per te fuqizuar lobin e tij personal. Politika e tij personale po e largon gjithnje e me shume alternimin e pushtetit ndersa socialisteve u ka ngelur vetem bulevardi i protestes Kush nuk e kupton apo nuk e pranon kete deduksion shpejt do pesoje zhgenjimin e radhes. Koalicioni hibrid qe ka projektuar Rama nuk mund te ngjalle besim te socialistet dhe qytetaret qe nuk e duan kete qeverisje. Partia politike qe koalicionistet e rinj kane urryer me shume gjate gjithe karrieres se tyre ka qene pikerisht Partia Socialiste. Tani ata jane bere aleate te saj Edhe vete Rama nuk i do socialistet. Te gjithe bashke ata mendojne si mund ti shfrytezojne votat e socialisteve per te marre ne dore pushtetin ne dobi te interesave te ngushta personale. Ndaj dua te sjell serish ne vemendje nje fraze te cilen nuk e shkruaj sot per here te pare por qe e kam permendur ne gazeten Panorama qe me 31 korrik 2009. Socialiste zgjohuni