Kredi pa interes per te liruar shtepite e ish-pronareve
Kredi me interes zero per nje kategori qytetaresh qe kane qene te strehuar per shume vite ne shtepite e ish-pronareve. Nga 100 qe eshte numri i te pastreheve te kesaj kategorie 50 prej tyre tashme e kane mundesine e blerjes se nje banese ne tregun e lire. Sipas kreut te Entit Rajonal te Banesave per Qarkun e Elbasanit Sali Cani nje fond i posacem eshte celur nga buxheti i shtetit per te gjithe qytetaret elbasanas qe deri para pak kohesh kane qene te strehuar ne shtepite e shpronesuara nga sistemi komunist por qe u ka dale pronari i ligjshem. Me fondin e vene ne dispozicion ekziston mundesia e strehimit te 50 familjeve ne qytetin e Elbasanit te cilat perfitojne kredi pa interesa nga shteti dhe kane te drejte me para ne dore te blejne ne tregun e lire te banesave nje shtepi tha Cani. Sipas tij interesin e seciles kredi qe shkon deri ne 8 per qind ne vit e paguan Enti i Banesave ndersa qytetari merr parate ne banken perkatese dhe i kthen shtetin vetem kestet mujore pa detyrimin e perqindjes se interesit qe mban banka. Kreu i Entit ka shpjeguar ne te njejten kohe se bashkia percakton kete kategori te pastrehesh dhe vetem keshilli bashkiak vendos se cili nga qytetaret perfiton nga kjo kredi specifike. Pritet qe gjashtemujori i pare i vitit qe vjen te zgjidhe perfundimisht edhe problemin e 50 familjeve te tjera te pastreha te kesaj kategorie.