E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Noka: Masa për sigurinë e pushuesve

Flamur Noka

DURRES- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka kerkoi nga autoritetet ne Durres marrjen e gjithe masave te nevojshme per garantimin e sigurisë së emigrantëve dhe pushuesve.

Deklarata u be gjate nje vizite inspektuese qe Noka beri ne terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.

Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe tolerancë zero për oficerët që nuk përmbushin detyrimet- tha ministri.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës me rritjen e fluksit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushimet e verës.

Porti i Durrësit konsiderohet porta hyrëse me e madhe e Shqipërisë, nderkohe qe terminali i ri u përurua pak ditë më parë nga kryeministri Berisha. Terminali i ri përbëhet nga një sipërfaqe sheshesh prej 65 mijë m2 , nga ndërtime me sipërfaqe 25 mijë m2 dhe nga 4500 m2 godina të pasagjerëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›