E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Levan- Vlorë, rrugë pa standarde. Do bëjmë transparencë, ky nuk është kërcënim

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas qëndrimeve të kryeministrit Sali Berisha në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Levan- Vlorës.

Kryeministri thotë se rruga Levan-Vlorë është si autostradat me të bukura të botës! Jo, fatkeqësi që megjithë ato miliona, ndërtohen rrugë pa standarde të BE, që degradojnë përditë!

Berisha thotë se kjo opozite kërcënon lirinë e investimeve! Jo, transparenca s’është kërcënim dhe rendi ligjor mbi investimet e koncesionet është detyrim!

Kryeministri thotë se rruga jonë është e pandalshme! Jo, do ndalet me votën e popullit në zgjedhjet e ardhshme, sepse është rruga e rrënimit të mëtejshëm. Duhet Rilindje, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›