E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Perleshje ne Porto-Romano, nje i plagosur me thike

Plagos me thike nje 27-vjecar pas sherrit ne Porto-Romano te Durresit, kapet pas 48 oresh kerkimi i dyshuari. Viktor Prenga, 23-vjec, banues ne lagjen nr. 15 Spitalle, akuzohet per ngjarjen e ndodhur me 26 gusht, ku pas nje konflikti per motive te dobeta ne Porto-Romano, dyshohet se ka qelluar nje here me thike ne bark F. N., banues po ne Spitalle. I demtuari pas marrjes se ndihmes mjekesore, ndodhet ne Repartin e Reanimacionit te spitalit te Durresit, ne gjendje te rende shendetesore, por jashte rrezikut per jeten. Prenges i eshte sekuestruar edhe thika e krimit, ndersa akuzohet per "plagosje te rende me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›